‘PS-PD konsensus në Parlament, janë në muaj mjalti’, Kapri: Çështja Balluku nuk u përmend fare në raportin e integrimit

‘PS-PD konsensus në Parlament, janë në muaj mjalti’, Kapri: Çështja Balluku nuk u përmend fare në raportin e integrimit

Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri ka hedhur dyshime ndaj projekt-rezolutës e cila u miratua me konsensus nga Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në seancën e fundit parlamentare. I ftuar në një emision televiziv, ai e cilësoi rezolutën si “fiktive” dhe pa asnjë efekt real politik, duke akuzuar dy partitë e mëdha për marrëveshje të fshehtë dhe bashkëpunim të ngushtë politik. Sipas tij, Partia Mundësia nuk u përfshi në diskutime dhe edhe nëse do të ishte ftuar, nuk do të kishte marrë pjesë në një proces që, sipas Kaprit, ishte i paracaktuar nga PS dhe PD. “Rezoluta ishte fiktive për mënyrën si u bë. PS dhe PD u mblodhën bashkë dhe nuk na ftuan. Edhe po të na ftonin, nuk kishim dëshirë të bëheshim pjesë....