PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec

Partia Socialiste  mbledh sot, më 20 qershor, Grupin e saj Parlamentar në një takim të zgjeruar, ku në qendër të diskutimeve do të jenë zhvillimet më të fundit politike dhe organizimi i punës së grupit për periudhën në vijim. Mbledhja është planifikuar të zhvillohet në “Pallatin e Brigadave”, duke nisur nga ora 10:00. Takimin do ta çelë kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndërsa më pas do t’i drejtohet të pranishmëve kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sipas axhendës së parashikuar, një pjesë e rëndësishme e diskutimeve do t’i kushtohet zhvillimeve politike të ditëve të fundit, si edhe koordinimit të punës së mazhorancës në Kuvend. Gjatë mbledhjes do të prezantohen gjithashtu konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian,...