Propozimi i PS për Reformën Territoriale, PD: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës

Propozimi i PS për Reformën Territoriale, PD: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës

Partia Demokratike ka përgatitur një udhëzim për reagimin lokal të kësaj strukturave të kësaj force politike, për të mbështetur qytetarët që kundërshtojnë propozimin e PS për hartën e re territoriale. Udhëzimi është firmosur sot nga sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe nga sekretari për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani. Në udhëzim theksohet se objektivi është mbështetja e qëndresës qytetare, me qëllim që të mos aprovohet projekti qeveritar për zvogëlimin e numrit të bashkive. Në dokument theksohet se versioni i paraqitur nga PD për një ndarje me 100 bashki është i duhuri. Po ashtu, në udhëzim theksohet se degët e PD-së duhet të mblidhen urgjentisht brenda kësaj jave, sëbashku me këshilltarët bashkiakë, për të bashkërenduar qëndrimin e tyre me atë të qytetarëve protestues, si dhe...