VIDEO / Nufi ndan pamjet: Tre avionët zjarrfikës, investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë

VIDEO / Nufi ndan pamjet: Tre avionët zjarrfikës, investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike për investimet në mbrojtjen civile dhe marrëveshjen e huasë FMF me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Nufi i cilësoi akuzat e opozitës si “krejt të pakuptimta”, ndërsa theksoi se ato vijnë në një kohë kur strukturat e emergjencave civile dhe Forcat e Armatosura po përballen me situatën e zjarreve në vend. “Në këtë situatë zjarresh dhe pune të jashtëzakonshme të të gjithë efektivëve zjarrfikës, të Emergjencave Civile në Forcat e Armatosura, të pilotëve heronj të Forcës Ajrore – reagimi dhe akuzat e Partisë Demokratike janë krejt të pakuptimta duke zgjedhur të bëjë tymnajë me dy prej hapave më të rëndësishëm të ndërmarra së fundmi nga...