Prrenjasi nuk e do bashkimin me Librazhdin, në 48 orë firmosin peticion 3500 qytetarë
Në vetëm 48 orë, 3500 qytetarë të Prrenjasit kanë firmosur peticionin që kundërshton bashkimin me bashkinë e Librazhdit në kuadër të Reformës Territoriale. Nga ana tjetër duket se Prrenjasi nuk është qyteti i vetëm që kundërshton Territorialen. Duket se qytetarët e Devollit shumë më herët se Prrenjasi e kanë depozituar peticionin e tyre me firmosje masive që kërkon të mbeten bashki më vete. Në raportin përfundimtar që sot i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë nga Komisioni për Reformën Territoriale citohet: “Peticioni me firmosje masive i banorëve të Bashkisë Devoll, i shoqëruar nga mbështetja zyrtare e një shoqate atdhetare-kulturore me degë brenda e jashtë vendit, kërkon që Devolli të mbetet njësi më vete në hartën e re, që fshati Dardhë të përfshihet në të, si dhe votim...
Burimi:
sot.com.al