“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar, do të ishim naivë po të thoshim se nuk janë bërë gjëra të mira
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari, i cili shpreh vlerësimin për ndryshimet e ndodhura në Shqipëri ndër vite, duke theksuar se ka tentuar ta shohë realitetin nga këndvështrimi i kreut të qeverisë. Rama tha se ky është një nga mesazhet e shumta që ka marrë gjatë ditëve të fundit, ndërsa qytetari sqaron se nuk synon të bindë askënd apo të bëjë propagandë politike. Ai tregon se është rritur në një Shqipëri me shumë vështirësi infrastrukturore dhe sociale, duke argumentuar se, pavarësisht kritikave dhe problemeve që vazhdojnë të ekzistojnë, nuk mund të mohohen ndryshimet dhe investimet e realizuara ndër vite. Qytetari thekson se nuk është i lidhur me shtetin dhe nuk mbështet verbërisht asnjë forcë politike, ndërsa...
Burimi:
vizionplus.tv