‘Provat i kemi dorëzuar’, Kalaja: Balluku dhe Denaj ndërhynë në mënyrë të paligjshme për detyrimet e ‘Bankers’

‘Provat i kemi dorëzuar’, Kalaja: Balluku dhe Denaj ndërhynë në mënyrë të paligjshme për detyrimet e ‘Bankers’

E ftuar në një emision televiziv, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se është thirrur për të dhënë shpjegime në cilësinë e kallëzueses lidhur me një kallëzim penal për çështjen “Bankers”, duke theksuar se procedimi është regjistruar me shpejtësi dhe është bashkuar me dosjen kryesore të kësaj çështjeje. Kalaja tha se dëshmia e saj para agjentëve të BKH-së kishte në fokus një dëm të pretenduar prej 133 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit. Sipas saj, në kallëzim janë paraqitur fakte dhe prova për vepra penale si shpërdorimi i detyrës, korrupsioni, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, pastrimi i parave dhe dyshime për veprimtari të organizuar kriminale. Avokatja akuzoi ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe ish-ministren e Financave, Anila Denaj, se kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për pezullimin...