Prova origjinale e siguruar nga shërbimet e huaja se vrasjet në 21 janar u kryen me urdhër dërgohet për ekspertizë…

Prova origjinale e siguruar nga shërbimet e huaja se vrasjet në 21 janar u kryen me urdhër dërgohet për ekspertizë…

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë materialin e komunikimit në radio në kanalin e Gardës së Republikës më 21 janar 2011 ku katër protestues u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë qeverisjes Berisha. Burime pranë SPAK bëjnë me dije se dërgimi i audio-komunikimeve të zinxhirit komandues të Gardës, është dërguar përmes një letër porosie në një laborator të specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë ndihmës së ofruar nga autoritetet gjyqësore amerikane. Fillimisht kërkohet verifikimi i autenticitetit të materialit dhe më pas do të kalohet në krahasimin e zërave që janë pjesë e komunikimit. Prokuroria e Posaçme është në pritje të ardhjes së përgjigjes nga SHBA për të vijuar me...