“Zëvendësimet?”, Fonseca pas eliminimit: Ndoshta jam një trajner m**i

“Zëvendësimet?”, Fonseca pas eliminimit: Ndoshta jam një trajner m**i

27 Gusht 2026 12:36 Telesport Eliminimi nga Champions League djeg shumë te Lyon. Humbja 2-1 kundër Fenerbahçes në ndeshjen e dytë të playoff-eve vulosi lamtumirën e klubit francez nga kompeticioni kryesor për klubeve në Europë dhe e lë Paulo Fonsecan nën presion. Trajneri portugez është kritikuar ashpër, veçanërisht për menaxhimin e zëvendësimeve, të cilat disa vëzhgues menduan se erdhën shumë vonë për të ndryshuar momentin e ndeshjes. Një pyetje mbi këtë temë në konferencën për shtyp e bëri trajnerin e OL të humbiste durimin. “Është gjithmonë e njëjta pyetje. Jam mësuar tani. Në fund të ndeshjes, është e lehtë të flasësh për zëvendësimet. Gjithmonë e njëjta gjë”, u përgjigj Fonseca, përpara se të shtonte me sarkazëm të dukshëm: “Ndoshta kjo është arsyeja pse jam një...