“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka falënderuar kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, pas reagimit të këtij të fundit mbi marrëveshjen për emigrantët. Deklarata u bë virale në disa media ndërkombëtare dhe u komentua gjerësisht pas një interviste të Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, në një media të huaj. Pas reagimeve, ministri reagoi duke theksuar se është keqkuptuar, ndërsa më pas ka ardhur reagimi nga vetë kryeministri, u cili theksoi se marrëveshja për qendrat e emigrantëve në Gjadër “do të mbetet në fuqi, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë këtë”. Në një postim në rrjetet sociale, Meloni ka ndarë shkrimin e Ramës, ndërsa shkruan “Faleminderit Edi”. “Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, të cilët po kontaktojnë lidhur me një citim të shtrembëruar...
Burimi:
javanews.al