“Protestuesit po bëhen instrument i interesave të tjera”, Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve
Kryeministri Edi Rama në podkastin e sotëm të “Flasim” foli për protestat në vend. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë përdori si metaforë personazhin Fabrice del Dongo nga romani i Stendalit, për të folur mbi rrezikun e krijimit të bindjeve mbi iluzione dhe informacione të paverifikuara. Sipas kreut të qeverisë, edhe në ditët e sotme ekziston rreziku që njerëzit të bëhen “peng i iluzioneve” të krijuara nga informacione të pjesshme, rrjetet sociale dhe algoritmet, duke besuar se po mbrojnë një kauzë të drejtë pa njohur të gjitha faktet. Rama theksoi se debati për projektin duhet të zhvillohet mbi informacion të verifikuar dhe jo mbi perceptime, duke shtuar se projekti është ende në fazë përgatitore dhe se diskutimi duhet të fokusohet te përmirësimi i tij,...
Burimi:
javanews.al