Protestuesi me epilepsi u dhunua? Bardhi: Trajtim çnjerëzor, Prokuroria të hetojë
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së avokatit të protestuesit të ndaluar nga policia, i cili pretendohet se është dhunuar gjatë shoqërimit. Bardhi kërkon transparencë nga institucionet dhe u bën thirrje Prokurorisë, Policisë së Shtetit dhe Avokatit të Popullit të sqarojnë menjëherë ngjarjen, duke theksuar se heshtja vetëm sa shton dyshimet. “Prej disa orësh, avokati i protestuesit të ndaluar padrejtësisht nga Policia ka bërë një deklaratë tronditëse, pas takimit dhe verifikimit të gjendjes së klientit të tij. Megjithëse kanë kaluar disa orë nga kjo deklaratë, Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë asnjë sqarim zyrtar mbi ngjarjen. Ndërkohë, qytetari është transportuar nga Dhomat e Shoqërimit në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka pësuar kriza të vazhdueshme epileptike.Nëse pretendimet e avokatit...
Burimi:
ntv.al