PROTESTAT/ RAMA REAGON ME VARGJET E AGOLLIT

PROTESTAT/ RAMA REAGON ME VARGJET E AGOLLIT

Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me një përgjigje ndaj atyre që i konsideron si kundërshtarët e tij, ndërsa ka zgjedhur vargjet e Dritëro Agollit, që pavarësisht se janë botuar 32 vite më parë, konsiderohen aktuale edhe sot. Reagimi i Kryeministrit vjen teksa sot do të mbahet protesta e 37-të rradhazi, ndërsa prej 31 majit, mijëra qytetarë i kërkojnë dorëheqjen. Protestat, që në disa raste janë shoqëruar edhe me incidente sporadike, kërkojnë largimin e Edi Ramës si Kryeministër, ndërsa nga protestuesit është hedhur idea e një qeverie tranzitore me mandat 12 mujor, për të përgatitur zgjedhjet e reja parlamentare. Edi Rama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të dorëhiqet dhe do të çojë deri në fund kontratën që ka me mbi 800 mijë shqiptarë,...