Protestat-PD thërret Ramën në interpelancë, Bardhi: Të japë llogari për kërkesat e qytetarëve dhe rezolutën e PE

Protestat-PD thërret Ramën në interpelancë, Bardhi: Të japë llogari për kërkesat e qytetarëve dhe rezolutën e PE

Gazment Bardhi dhe Edi Rama TIRANË-Partia Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama në seancën e radhës plenare në Kuvend. Grupi Parlamentar i PD me në krye Gazment Bardhin shprehet se kreu i qeverisë duhet të japë llogari lidhur me kërkesat e qytetarëve që prej javësh po protestojnë në vend dhe me shqetësimet e ngritura në rezolutën e fundit të Parlamentit Europian për Shqipërinë. Në njoftimin zyrtar krahas 5 kërkesave të qytetarëve, thuhet se një pjesë e tyre janë pasqyruar edhe në rezolutën e miratuar më 17 qershor nga Parlamenti Europian për raportin e Komisionit Europian mbi Shqipërinë. Konkretisht protestuesit kërkojnë: dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin...