“Protestat e ka humbur busullën”, Mila: Qeveria rrëzohet me votë, jo me sulme ndaj deputetëve

“Protestat e ka humbur busullën”, Mila: Qeveria rrëzohet me votë, jo me sulme ndaj deputetëve

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, foli për protestën e dhunshme para Kuvendit një ditë më parë, ku tha se deputetët janë përballur me një revoltë të disa personave, që sipas saj, nuk duhet të konsiderohen si “pjesë e protestës paqësore që zhvillohet para Kryeministrisë”. “Deputetët janë ndeshur me një revoltë të disa njerëzve që nuk do doja t’i quaja pjesë e protestës, se të veshësh petkun e lirisë së kësaj proteste dhe të shkosh për të dhunuar fizikisht dhe verbalisht deputetët,” u shpreh ajo. Mila shtoi se në çdo protestë mund të ketë momente tensioni, por sipas saj situata lidhet me çorientim dhe humbje të fokusit nga ana e protestuesve. “Ka edhe këto ngjarje dhe momente kur ka revoltë pak më të madhe nga...