“Protesta po shfaq lajme negative”, deputetja e PS: Shqiptarët na kanë mandatuar deri në vitin 2029, nuk bëjmë asnjë hap pas

“Protesta po shfaq lajme negative”, deputetja e PS: Shqiptarët na kanë mandatuar deri në vitin 2029, nuk bëjmë asnjë hap pas

Deputetja e PS, Ilva Gjuzi, deklaroi se objektivi i grupit parlamentar është shërbimi ndaj qytetarëve, ndërsa theksoi se zhvillimet që po shoqërojnë protestën po ndiqen me vëmendje. Gjuzi u shpreh se e konsideron shqetësues faktin që në fillim të protestës kanë nisur të shfaqen lajme negative për Shqipërinë në mediat ndërkombëtare, ndonëse, sipas saj, vitet e fundit vendi është përmendur kryesisht në mënyrë pozitive. Deputetja socialiste theksoi gjithashtu se qytetarët i kanë dhënë mandat Partisë Socialiste deri në vitin 2029 për të vijuar qeverisjen, duke shtuar se puna po vazhdon çdo ditë pa asnjë hap pas. “I gjithë grupi parlamentar objektiv ka shërbimin ndaj qytetarëve. Mënyra si po ndryshon sjellja e protestës, elementët që shfaqen në lloje të ndryshme, do të mbahen në vëmendje. Ka...