Protesta përpara Parlamentit, Balliu: Rama iu sul të rinjve për të mbrojtur veten, Belindën dhe aferat e tyre

Protesta përpara Parlamentit, Balliu: Rama iu sul të rinjve për të mbrojtur veten, Belindën dhe aferat e tyre

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas protestës së zhvilluar këtë të hënë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për ushtrim dhune ndaj protestuesve dhe për përdorimin e policisë për të shtypur kundërshtarët politikë. Sipas Balliut, arrestimet dhe shoqërimet e qytetarëve kanë nisur që përpara fillimit të protestës, ndërsa shprehet se disa të rinj janë tërhequr zvarrë nga efektivë policie. Balliu tha se, disa qytetarë kanë përfunduar në spital, ndërsa të tjerë janë shoqëruar në komisariate, vetëm sepse, sipas tij, tentuan të hedhin vezë në shenjë proteste ndaj qeverisë. Deputeti i PD-së kritikon edhe institucionet e drejtësisë, duke pyetur pse, sipas tij, nuk është ndërmarrë asnjë veprim ndaj personave që ai i akuzon për ushtrim dhune ndaj protestuesve. Deklarata e deputetit të PD, Klevis...