Protesta në Tiranë/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës (FOTO)

Protesta në Tiranë/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës (FOTO)

Një moment simbolik është regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku një protestues ka rikrijuar skenën e rrëzimit të shtatores së ish-diktatorit Enver Hoxha, duke përdorur këtë herë fotografinë e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit mbanin një pankartë me imazhin e Ramës dhe kanë imituar veprimin historik të dhjetorit 1990, kur në Sheshi Skënderbej u rrëzua shtatorja e Enver Hoxhës. “O dorëzohu ose rrëzohu!” ishte mesazhi i brohoritur nga disa prej pjesëmarrësve, ndërsa një prej protestuesve hodhi në tokë pankartën me foton e kryeministrit. Ngjarja është kthyer në një nga momentet më të komentuara të tubimit, i cili po vijon prej disa ditësh në kryeqytet.