Protesta kundër qeverisë, aktivisti: Kriminelët janë brenda zyrës së Kryeministrisë, jo mes protestuesve

Protesta kundër qeverisë, aktivisti: Kriminelët janë brenda zyrës së Kryeministrisë, jo mes protestuesve

Një aktivist shqiptar që jeton në Gjermani deklaroi gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë se policia duhet të fokusohet te personat që ai i cilësoi si përgjegjës, duke pretenduar se ata ndodhen brenda institucioneve dhe jo mes protestuesve. Gjatë fjalës së tij nga podiumi i vendosur para Kryeministrisë, aktivisti tha se qytetarët që protestojnë në mënyrë paqësore nuk duhet të trajtohen si fajtorë, ndërsa kritikoi mënyrën e reagimit të policisë. “Sot u zgjova në orën 10 në Mynih dhe pashë protestues që tërhiqeshin zvarrë sepse protestuan paqësisht. Policia duhet të kuptojë se kriminelët janë brenda zyrës së Kryeministrisë dhe jo duke protestuar”, u shpreh ai. Aktivisti foli edhe për një aksident që e cilësoi si “tragjedi kombëtare”, duke thënë se sipas tij vëmendja e institucioneve...