Protesta, Koçi: Motorin politik e mbajnë ithtarët e Berishës, mëkat që reagimi i qytetarëve të vërtetë të shkojë dëm

Protesta, Koçi: Motorin politik e mbajnë ithtarët e Berishës, mëkat që reagimi i qytetarëve të vërtetë të shkojë dëm

Petro Koçi ka komentuar përmes një postimi në rrjetet sociale arkivolin që protestuesit ‘i dhuruan’ kryeministrit Rama në protestën e 4 qershorit që Sali Berishës i duket “amnisti morale” për veprimin e tij 28 vite më parë. Për ish-deputetin, motorin politik të protestës e mbajnë ithtarët e Berishës. Koçi shton se është qesharak edhe pretendimi se qeveria sponsorizon dhunën. Ajo që ish-deputeti nënvizon, është protesta e vërtetë jopartiake që kërkon përmirësim, së cilës qeveria duhet t’i japë të drejtë. “Berisha i lumtur që përfundimisht nuk mbeti i vetmi që dërgoi një arkivol përballë kryeministrisë. I duket amnisti morale fakti që arkivoli u kthye për së dyti në mjet të luftës politike nga një lëvizje “qytetare”. Edhe pse është një lëvizje, motorin politik të së cilës...