Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë
Me porosinë për të mbledhur mbeturinat, ka nisur marshimi i protestuesve nga kryeministria. Këtë herë, itinerari nuk do të jenë pikat e ndryshme në kryeqytet, por destinacion është komisariati nr. 3, ku ndodhen të arrestuarit nga protesta e djeshme para parlamentit. “Lironi çunat!”, ishte thirrja që u bë nga aktivisti Lika. Si çdo ditë tjetër, qytetarët u mblodhën tek sheshi Skëndërbej, e vijuan marshimin drejt Kryeministrisë.
Burimi:
javanews.al