Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim për protestat e qytetarëve, të cilët për 18 ditë rresht kanë mbushur sheshin para Kryeministrisë. Edi Rama:  RRUGA PËR NË FERR ËSHTË E SHTRUAR ME QËLLIME TË MIRA, thotë një fjalë shumë e moçme, dhe ka një arsye pse kjo shprehje ka mbijetuar për shekuj. Ajo nuk i zhvlerëson qëllimet e mira. Përkundrazi. Qëllimet e mira janë A-ja e domosdoshme për krejt alfabetin e etikës së angazhimit publik. Por rruga e njerëzimit na mëson se qëllimet e mira assesi nuk mjaftojnë. Përkundrazi. Historia është plot me zhvillime të nisura me sloganet më fisnike dhe emocionet më të sinqerta, por të përfunduara në intolerancë, fanatizëm apo shkatërrim, si rezultat i këputjes së lidhjes së perceptimit me realitetin, imagjinatës...