Protesta e 31-të/ Sheshi para Kryeministrisë plot me protestues, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Protesta e 31-të/ Sheshi para Kryeministrisë plot me protestues, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Është duke u zhvilluar protesta e 31-të kombëtare kundër qeverisë, ndërsa një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, prej nga kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Sheshi është mbushur me protestues, të cilët mbajnë pankarta dhe hedhin vazhdimisht thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, duke përsëritur kërkesën e tyre kryesore për largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra. Pjesëmarrja e lartë ka krijuar një kolonë të gjatë marshimi drejt bulevardit, ndërsa qytetarët shprehen të vendosur për të vijuar protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Përpara Kryeministrisë po mbahen fjalime nga protestuesit dhe aktivistët, të cilët kanë deklaruar se protestat nuk do të ndalen, por do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Pas tubimit, protestuesit pritet të marshojnë në rrugët kryesore...