Projektligji për tokat bujqësore/ Debat brenda PS, Gjiknuri voton kundër, Manja: E gjete lepurin në ferrë…mund të ikësh
Ulsi Manja TIRANË-Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike u diskutuan ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore". Mbledhja u zhvillua mes debateve, ku një përplasje pati edhe mes kryetarit të komisionit, Ulsi Manja dhe deputetit të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili votoi kundër nenit 1 të projektligjit. Diskutimet u zhvilluan mbi ndikimin që do të ketë në tokën bujqësore instalimi i impianteve eolike, ku sipas deputetit të PD, Oerd Bylykbashi, këto impiante kërkojnë shpim të tokës dhe vendosjen e një platforme të madhe betoni, që do të dëmtonte tokën. Mendimin e tij e mbështeti edhe socialisti Gjiknuri, i cili u largua nga mbledhja pasi kërkoi sqarim të mëtejshëm, por Manja kundërshtoi dhe hodhi për votim ligjin. Edhe deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, kërkoi të vazhdonte me...
Burimi:
zeri.ai