Projekti për Zvërnecin, Rama: Është pronë private, çdo kush mund të kërkojë gardh

Projekti për Zvërnecin, Rama: Është pronë private, çdo kush mund të kërkojë gardh

Në konferencën me gazetarët e BE, kryeministri Rama u pyet për projektin në Zvërnec dhe për arsyen e ngritjes së gardhit rrethues. Kreu i qeverisë u përgjigj se në një vend demokratik nuk mund të ndalohet që subjekte private të hyjnë në marrëveshje mes tyre apo të kërkojnë leje për vendosjen e një gardhi në pronën e tyre. Ai theksoi se çdo investitor që shfaq interes për zonën është informuar për ndjeshmërinë mjedisore të territorit dhe kufizimet që lidhen me dendësinë e ndërtimeve dhe mbrojtjen e natyrës. “Balkan Insight po gënjen, është e thjeshtë. Nuk ka të bëjë me kush thotë çfarë, por kush provon çfarë. Unë nuk jam këtu për të thënë gënjeshtra, por as për të dëgjuar gënjeshtra. Dikush që thotë se ka...