Projekti për 2029/ Balla: Mjaft me numërues partiakë, është staliniste
Deputetët socialistë hynë qetësisht në parlament ndryshe nga seanca e shkuar kur u përballën me vezët dhe sharjet e protestuesve. I gjithë perimetri parlamentin ishte rrethuar me barriera hekuri. Forca të shtuara policie ishin gati për çdo eventualitet. Në mungesë të deputetëve të PD protagonizmin e morën në dorë Redi Muçi i “Lëvizjes Bashkë” dhe Erald Kapri i “Mundësisë”. Kur po diskutohej projekt rezoluta për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve socialistët shpalosën ambicien për 100% votim elektronik në zgjedhjet e 2029. “Numërimi elektronik ka rënë pre e një histerie, edhe pse vetë palët kishin kërkuar më shumë teknologji në zgjedhje. Qeveria e ka shprehur gatishmërinë me kohë për financiar që të bëhet totalisht votim elektronik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, u shpreh Gjiknuri. Më pas Taulant...
Burimi:
ntv.al