“Projeksion që shkon në zyrën e kryeministrit”/ Bushkolaj jep detaje: ‘Elefanti’ në dhomën e SPAK, pastrimi i parave…

“Projeksion që shkon në zyrën e kryeministrit”/ Bushkolaj jep detaje: ‘Elefanti’ në dhomën e SPAK, pastrimi i parave…

Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në nje studio televizive, u shpreh se “Elefanti” në dhomën e SPAK-ut është pastrimi i parave, i cili po trajtohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si Dosja 184. Gazetari shprehet se, kjo tregon një problem sistematik dhe një mungesë prioritizimi në adresimin e krimit financiar në vend. Ai theksoi se, ndërsa SPAK ka qenë aktiv dhe i shpejtë ndaj çështjeve që lidhen me liderët e opozitës, çështjet e mëdha të pastrimit të parave dhe flukset masive të dyshimta trajtohen me vonesë ose në mënyrë selektive, duke krijuar një vakum besimi dhe efektiviteti. Bushkolaj paralajmëroi se kjo qasje rrezikon të legalizojë mekanizmat e fshehtë të shpërdorimit të pasurive publike, ndërkohë që institucionet që duhet të garantonin...