“Presin reformim nga dikush që duhej të ishte duke shijuar pensionin”, protestuesi ironizon demokratët (VIDEO)

“Presin reformim nga dikush që duhej të ishte duke shijuar pensionin”, protestuesi ironizon demokratët (VIDEO)

Arben Kola, i vetëshpallur si një nga organizatorët e protestës për Zvërnecin, iu drejtua demokratëve gjatë tubimit në Sheshin Skënderbej, duke ironizuar ata që presin reformimin e Partisë Demokratike nga Sali Berisha. Sipas Kolës, demokratët që kërkojnë reformim “nga dikush që do duhej të ishte duke shijuar pensionin” meritojnë keqardhje, duke iu referuar kreut të PD-së. Ai tha se një nga gjërat që ka arritur personalisht gjatë kësaj proteste është “shërimi” i vëllait të tij nga ajo që e quajti “sëmundja e berishizmit”, ndërsa uroi që edhe demokratë të tjerë të “shërohen nga sindroma e Stokholmit”.