‘Prej 5 muaj asnjë reagim nga BSH’, Këlliçi: Mungesa e transparencës shton dyshimet mbi licensimin e Jet Bank

‘Prej 5 muaj asnjë reagim nga BSH’, Këlliçi: Mungesa e transparencës shton dyshimet mbi licensimin e Jet Bank

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një reagim lidhur me mungesën e reagimit nga Banka e Shqipërisë mbi licensimin e bankës së parë digjitale në vend, Jet Bank. Këlliçi shkruan se Banka e Shqipërisë nuk po përmbush detyrimin ligjor ndaj qytetarëve dhe ndaj Kuvendit duke mos dhënë asnjë informacion. Ai shprehet se pavarësisht insistimit të PD-së mbi çështjen nuk ka asnjë transparencë nga BSH dhe Guvernatori Gent Sejko. Deputeti thekson se nuk kanë asnjë debat as zyrtar apo publik me Jet Bank, por kërkojnë transparencë nga institucionet e shtetit shqiptar, të cilat sipas tij kanë detyrimin të zbatojnë kuadrin ligjor në fuqi. Këlliçi thotë ndër të tjera shkruan se çdo fshehje dhe tentativë për t’i ikur transparencës, shtojnë dyshimet mbi procesin e licensimit...