Pr/rezoluta për Integrimin, Hasani: Anëtarësimi në BE, objektiv strategjik kombëtar
Kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, prezantoi sot në seancën plenare pr/rezolutën e miratuar në këtë Komision, e cila përcakton angazhimet e Kuvendit dhe Qeverisë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dokumenti e cilëson integrimin evropian si “objektiv strategjik kombëtar” dhe nënvizon domosdoshmërinë e reformave të thella demokratike, institucionale dhe ekonomike për të siguruar anëtarësimin e plotë në BE. Duke lexuar tekstin e pr/rezolutës, Hasani thekson se Kuvendi angazhohet të forcojë rolin e tij në mbikëqyrjen e procesit të integrimit, të garantojë transparencën dhe cilësinë e legjislacionit, si dhe të intensifikojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE përbën objektiv strategjik kombëtar dhe udhëheq dhe orienton të...
Burimi:
javanews.al