Policia Rrugore zëvendëson patrullat me mjete inteligjente dhe dronë, Lamallari: Shoferët që shkelin rregullat nuk …

Policia Rrugore zëvendëson patrullat me mjete inteligjente dhe dronë, Lamallari: Shoferët që shkelin rregullat nuk …

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar të gjithë drejtuesit e mjeteve se mungesa e prezencës fizike të forcave policore në rrugë nuk do të thotë mungesë kontrolli. Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, ministri konfirmoi se siguria rrugore po garantohet tashmë përmes një monitorimi të rreptë teknologjik. “Vërtet mund të mos ketë policë nëpër rrugë, por mjetet inteligjente dhe dronët janë në të gjitha akset nacionale e ato urbane për të kapur shoferët që shkelin rregullat. Syrit të pagabueshëm të teknologjisë nuk i shpëtoni dot,” u shpreh Lamallari. Teknologjia në shërbim të sigurisë Në zbatim të strategjisë së re të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, njësitë rrugore janë pajisur me një arsenal të ri mjetesh si makina inteligjente të afta për të skanuar targa...