“Po sikur ta lemë…”/ A quhet garë kur kandidon vetëm një person? Berisha i shmanget përgjigjes

“Po sikur ta lemë…”/ A quhet garë kur kandidon vetëm një person? Berisha i shmanget përgjigjes

Kreu i PD Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Ai i është shmangur përgjigjes së bërë nga gazetarja Klodiana Lala në lidhje me garën për kreun e ri të partisë. “Berisha ka vetëm një interes ditët e fundit, gara për kreun e Partisë Demokratike. A mund të konsiderohet garë kur është vetëm një person që synon këtë post?”, ka pyetur Lala. Ndërkohë Berisha u shpreh se për këtë mund të flasë në një moment të dytë. “Shumë bukur. Së pari, edhe një herë, Partia Demokratike… po sikur ta lemë për jo këtu, po atje këtë çështje, ta vazhdojmë atje sepse është problemi që këtu e kam përqendruar të gjithë komunikimin me media në dy...