Përjashtimi i kompanive të BE nga tenderat, Berisha: Heshtja është e papranueshme për këtë akt të rëndë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me përjashtimin e kompanive të Bashkimit Evropian nga procedurat e tenderave në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një akt të rëndë dhe të papranueshëm që po kalon në heshtje. Lideri i opozitës tha se në kohën kur ai ishte në drejtim të qeverisë, të gjitha rrugët kryesore të vendit janë ndërtuar nga kompani të njohura evropiane dhe amerikane, përmes garave të hapura ndërkombëtare dhe duke u përzgjedhur oferta më e leverdishme për taksapaguesit shqiptarë. Ai renditi disa nga projektet kryesore infrastrukturore, si Rruga e Kombit e ndërtuar nga Bechtel-Enka, si dhe segmente të tjera rrugore të realizuara nga kompani italiane dhe greke, duke theksuar se këto vepra sot vazhdojnë të jenë në gjendje të mirë...
Burimi:
sot.com.al