Përfundon takimi Rama–Macron në Paris, zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee (VIDEO)

Përfundon takimi Rama–Macron në Paris, zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një drekë pune në Pallatin Elysee në Paris me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Në qendër të bisedimeve ishin marrëdhëniet mes dy vendeve dhe perspektiva e partneritetit strategjik. Vizita u zhvillua në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, me synim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. Diskutimet përfshinë qasjen e re ndaj procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian si dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Ankara. Ky dialog i vazhdueshëm mes Tiranës dhe Parisit konfirmon angazhimin e dy vendeve për të thelluar partneritetin strategjik. Takimi i sotëm vjen si vijimësi e kontakteve të rregullta mes dy liderëve. Rama dhe Macron janë takuar zyrtarisht në Paris në prill...