Peleshi pritet në Athinë nga homologu grek: Çështjet dypalëshe të trajtohen në respekt te të drejtës ndërkombëtare

Peleshi pritet në Athinë nga homologu grek: Çështjet dypalëshe të trajtohen në respekt te të drejtës ndërkombëtare

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi një vizitë zyrtarë në Athinë ku u prit nga homologu i tij grek, Nikitas Kaklamanis. Gjatë takimit, dy kryetarët e parlamenteve vlerësuan marrëdhëniet e ngushta miqësore mes Shqipërisë dhe Greqisë, të mbështetura në interesat e përbashkëta strategjike, partneritetin në NATO për sigurinë dhe paqen, si dhe perspektivën e përbashkët europiane. Ata nënvizuan rëndësinë e thellimit të dialogut politik dhe parlamentar në interes të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe vlerësoi progresin e arritur në negociatat me Bashkimin Europian, duke ritheksuar objektivin për përfundimin e tyre brenda vitit 2027. Kryeparlamentari grek, rikonfirmoi mbështetjen e vendit të tij për anëtarësimin...