Peleshi në Hagë: Holanda rikonfirmon mbështetjen për integrimin europian të Shqipërisë
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim në Hagë me kryetaren e Komisionit për Çështjet Europiane në Dhomën e Deputetëve të Holandës, Rachel van Meetelen, si dhe me anëtarët e këtij komisioni. Në fokus të bisedimeve ishte procesi i integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan ecurinë e reformave dhe progresin e arritur nga Shqipëria në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Peleshi bëri të ditur se rikonfirmimi i mbështetjes së Holandës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE bazohet në vlerësimin pozitiv të reformave dhe rezultateve të arritura në rrugën e integrimit. Kryetari i Kuvendit theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të vijuar me vendosmëri procesin e reformave dhe për të avancuar drejt anëtarësimit të plotë në BE. Në një...
Burimi:
javanews.al