“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, deklaroi se protesta e zhvilluar prej rreth 40 ditësh në Tiranë nuk ka dëmtuar Partinë Socialiste, por sipas tij ka dobësuar Partinë Demokratike. I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Bido u shpreh se opozita po përballet me mungesë kohezioni dhe nuk po arrin të kanalizojë shqetësimet e qytetarëve përmes institucioneve. “Për mua kjo protestë nuk e ka dëmtuar Partinë Socialiste. Është e sigurt që e ka shkërmoqur Partinë Demokratike. Mungesa e një opozite funksionale bën që qytetarët të mos kenë një kanal për të përfaqësuar kërkesat dhe shqetësimet e tyre legjitime në Parlament”, u shpreh ai. Duke komentuar votimin në lidhje me rezolutën për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Bido kritikoi Partinë Demokratike për votën kundër përfshirjes në...