PD tërhiqet nga seanca e sotme: Nuk shkojmë në një Parlament të rrethuar me polici!

PD tërhiqet nga seanca e sotme: Nuk shkojmë në një Parlament të rrethuar me polici!

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare. Me anë të një njoftimi për shtyp, ky grup thekson se “nëse Parlamenti zhvillon punimet nën rrethimin e Policisë së Shtetit, vetëm me qëllim të shuarjes së zërit të qytetarëve, atëherë ai humbet misionin e tij të përfaqësimit të qytetarëve”. “Të martën, duke përdorur forcën e kartonave, mazhoranca refuzoi kërkesën për llogaridhënie nga Kryeministri dhe zhvillimin e një debati parlamentar mbi kërkesat legjitime të qytetarëve, të cilët protestojnë prej më shumë se një muaji, si edhe mbi konstatimet dhe rekomandimet e Rezolutës së Parlamentit Europian të miratuar pak ditë më parë. Në vijim të kësaj qasjeje bllokuese, dje, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mazhoranca miratoi kalendarin e punimeve të...