PD sulmon Brahon për çështjen Balluku dhe akuzon SPAK për standard të dyfishtë

PD sulmon Brahon për çështjen Balluku dhe akuzon SPAK për standard të dyfishtë

Partia Demokratike ka pasur ankesa për drejtësinë e re, deri në sharje e ofendime dhe barazim me kriminelët. “A e kuptoni që Altin Dumani është më keq se Nuredini? Drejton skapin e partisë, mbyll dosjet e Edi Ramës”, tha Berisha. Por ndryshe nga vlerësimi i mëhershëm i Sali Berishës, kreu i grupit parlamentar demokrat i njeh merita Altin Dumanit për hetimin e ministrave socialistë, ndërsa sulmon kryetarin e ri të SPAK, Klodian Brahon, se ka krijuar një standard të dyfishtë në dosjen e Belinda Ballukut. “Në dhjetor 2025, kur Prokuroria kishte një tjetër drejtues, vendosi këtë standard. Kur rëndohet pozita penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit. Sot, pas 6 muajsh kur kemi një drejtues të ri të SPAK, z. Braho nuk po e zbaton...