PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

Partia Demokratike pritet të zhvillojë nesër garën për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të strukturave të saj. Sipas raportimit të gazetares Elda Menga, Flamur Noka duket se është në rrugën e rikonfirmimit si nënkryetar i PD-së, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i një sfidanti përballë tij. Ndërkohë, zgjedhja e Gazment Bardhit si nënkryetar nuk pritet të jetë surprizë, pasi ai mban edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar. Sipas statutit të PD-së, kryetari i grupit parlamentar duhet të mbajë edhe postin e nënkryetarit të partisë. Pikëpyetje mbetet nëse Agron Gjekmarkaj do të vijojë të mbajë detyrën e nënkryetarit. Në garën për postet e nënkryetarëve pritet të jenë edhe emrat e Luçiano Boçit, Klevis Balliut dhe Belind Këlliçit. Ndërkohë, pritet që në drejtimin...