PD publikon draftin për Reformën Territoriale/ Demokratët propozojnë 100 bashki dhe 6 rajone
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Pas publikimit të propozimit të PS-së për Reformën e re Territoriale, Partia Demokratike ka paraqitur variantin e saj për ndarjen e re administrative të vendit. Në draftin e bërë publik nga bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luciano Boçi, PD-ja propozon një ndarje të territorit në 100 bashki dhe 6 rajone. “Të nderuar deputetë, me miratimin e Kryetarit të PD-së dhe të Kryetarit të Grupit, ju përcjell listën e bashkive (100) të paraqitur në raport nga ekspertët tanë. Secili mund të bëjë më pas prononcimin e vet. Falënderime!”- thuhet në mesazhin e Boçit drejtuar deputetëve të PD-së. Sipas variantit të propozuar nga opozita, vendi do të ndahej në gjashtë rajone: 1. Shkodër–Lezhë me 16 bashki, 2. Dibër–Kukës me 13 bashki, 3. Tiranë–Durrës...
Burimi:
zeri.ai