PD prezanton Departamentin e Inovacionit dhe AI/ Kele: Teknologjia duhet të shërbejë për transparencë, jo propagandë
Partia Demokratike ka prezantuar krijimin e një strukture të re, Departamentin e Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale, si pjesë e strategjisë së saj për modernizimin e veprimtarisë opozitare dhe forcimin e transparencës institucionale. Ky departament synon të përdorë teknologjitë më të fundit digjitale për të monitoruar aktivitetin qeveritar, për të luftuar dezinformimin dhe për të rritur llogaridhënien publike. Drejtuesja e këtij departamenti, Denisa Kele, deklaroi se Shqipëria ndodhet ende në një situatë ku “fasada moderne e shtetit mbulon një burokraci mesjetare për qytetarin”. Ajo solli në vëmendje edhe disa tregues ndërkombëtarë, duke përmendur renditjen e vendit në demokracinë digjitale, nivelin e ulët të besimit te institucionet dhe kostot ekonomike që, sipas saj, vijnë nga mungesa e sistemeve moderne. Sipas saj, projekti i ri përfshin krijimin e...
Burimi:
syri.net