PD “plotëson” kërkesat e protestuesve, opozita i drejtohet Kuvendit për shfuqizimin e katër ligjeve

PD “plotëson” kërkesat e protestuesve, opozita i drejtohet Kuvendit për shfuqizimin e katër ligjeve

Partia Demokratike ka vendosur të çojë përpara kërkesat e qytetarëve, të cilët prej 9 ditësh protestojnë para Kryeministrisë. Me firmën e dy deputeteve, Partia Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht në Parlament shfuqizimin dhe ndryshimin e 4 ligjeve, sipas kërkesës së protestuesve. Opozita kërkon shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe Paketës së Maleve, si dhe anulimin e ndërhyrjeve që janë bërë nga mazhoranca në ligjin për zonat e mbrojtura dhe atë për trashëgiminë kulturore. Qytetarët që kanë dalë në protestë kundër investimit në Zvërnec kanë paraqitur 5 kërkesa kryesore. E para është dorëheqja e qeverisë, ndërsa 4 të tjerat lidhen me shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe Paketës së Maleve, si dhe anulimin e ndryshimeve që janë bërë në dy ligje: ligjin për zonat e...