PD në zgjedhje apo votime? Mziu: Berisha është i pakonkurueshëm

PD në zgjedhje apo votime? Mziu: Berisha është i pakonkurueshëm

PD do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri në 23 maj, ku i vetmi kandidat është Sali Berisha. I ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, deputeti demokrat Xhelal Mziu tha se PD do të shkojë në zgjedhje me një kandidat, për të mos i shndërruar zgjedhjet në farsë. Sipas tij, sot askush nuk mund të konkurrojë Sali Berisha. Pjesë nga biseda: Borakaj: Votimet në PD, kritikoni gjithë kohën mazhorancën, por sa sens bën që vetëm Berisha të jetë në garë? Mziu: Duhet të kujtojmë se që nga vitet ’90 e deri më sot, çdo katër vite janë bërë zgjedhje për kryetar partie në të gjitha strukturat. Kjo ka ndodhur edhe kur ka qenë Berisha, edhe Lulzim Basha. Së dyti, sa herë janë...