PD miraton rezolutën: Denoncim i farsës së 11 majit, bashkim i opozitës për përmbysjen e autokracisë
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi një rezolutë ku denoncon zgjedhjet e 11 majit si farsë elektorale dhe akuzon qeverinë për instalimin e një regjimi autokratik dhe kleptokratik në Shqipëri. Në dokument, PD vlerëson se vendi po përballet me shpopullim masiv, krizë ekonomike e sociale, korrupsion të përhapur dhe ndikim të krimit të organizuar në institucionet shtetërore. Demokratët akuzojnë mazhorancën për kapje të shtetit, cenim të pluralizmit politik dhe kufizim të rolit të opozitës në Kuvend dhe në proceset integruese. Rezoluta nënvizon se misioni kryesor i Partisë Demokratike mbetet “Shqipëria Evropiane” dhe angazhimi për luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe lidhjeve mes politikës e krimit. Kuvendi Kombëtar shpreh gjithashtu mbështetjen për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se anëtarësimi duhet të vijë...
Burimi:
javanews.al