PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

Partia Demokratike pret që faktori ndërkombëtar të kundërshtojë draftin e socialistëve për reformën territoriale në shtator. Deputeti Luçiano Boçi tha se propozimi i socialistëve do të jetë i papranueshëm për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, pasi bie ndesh me parimet e tyre. “Ata janë me pushime dhe normal që nuk i cenojnë shumë pushimet për hallet tona. Por duhet një prononcim dhe jemi në pritje për një prononcim të faktorit ndërkombëtar. Heshtja është pranim, heshtja, por s’mund të flasim për heshtje sepse është kjo që ju e thatë që është një periudhë që nuk ka shumë zënë në politikë dhe në angazhim edhe të faktorit ndërkombëtar. Duhet pritur shtatori, rifillimi i një situate të re edhe në parlament”, tha Boçi për A2. “SHBA dhe...