PD mbledh Kuvendin Kombëtar! Votohen ndryshimet statutore dhe Këshillin e ri Kombëtar
TIRANË-Partia Demokratike zhvillon sot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, i cili vjen një javë pasi ish-kryeministri Sali Berisha u rikonfirmua në krye të Partisë Demokratike për një mandat të ri. Sot pritet të miratohen ndryshime të rëndësishme statutore dhe të zgjidhen 200 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Kuvendi zhvillohet nën moton “Ripërtëritje”, një koncept që sipas drejtuesve të PD-së synon të përcjellë mesazhin e modernizimit dhe reformimit të partisë.
Burimi:
zeri.ai