Drafti për “faturën” e BE-së, Qeveria nis përgatitjen e kuadrit ligjor! Nga TVSH te plastika, si do të financohet kontributi pas anëtarësimit

Drafti për “faturën” e BE-së, Qeveria nis përgatitjen e kuadrit ligjor! Nga TVSH te plastika, si do të financohet kontributi pas anëtarësimit

Qeveria po përgatit kuadrin ligjor për mënyrën se si do të llogarisë, planifikojë dhe transferojë kontributin e saj në buxhetin e Bashkimit Europian pas anëtarësimit. Të paktën këtë synon një projektligj i Ministrisë së Financave i nxjerrë për konsultim publik. Projektligji “Për Kontributin Kombëtar të Republikës së Shqipërisë në buxhetin e Bashkimit Europian” përcakton rregullat për përllogaritjen, financimin, raportimin dhe vënien në dispozicion të kontributit, si dhe përgjegjësitë e institucioneve shqiptare të përfshira në proces. Kontributi do të lidhet me sistemin e “Burimeve të Veta” të BE-së. Drafti e përkufizon atë si kontributin e Shqipërisë në buxhetin europian që përfshin “burimet tradicionale vetjake, burimin e bazuar në tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), burimin e bazuar në të ardhurat kombëtare bruto (GNI)” dhe burime të...