PD dhe Berisha nuk shërbejnë më si adresa e atyre që mendojnë se Edi Rama duhet rrëzuar
Politologu, Adri Nurellari ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike. Nurellari theksoi se PD duhet te reflektojë siç ka bërë në të kaluar duke marrë shembull vitin 2005 që më pas të zhvillojë një rinovim. Nurellari vuri në dukje se mbledhjet formale dhe të shpejta të Këshillit Kombëtar nuk mjaftojnë për të bërë diagnozën e saktë të krizës ku ndodhet opozita. “Nuk mund të kesh rinovim pa reflektim. Sepse një ndër gjërat thelbësore, në qoftë se hamendësohet që po bën një ndryshim, një hapje, një rigjenerim ose ripërtëritje, duhet që ripërtëritja të bazohet në një analizë situate edhe një reflektim për të kaluarën. Në qoftë se ne marrim raste të ngjashme, po themi kur ka bërë Partia Demokratike një sfidë të ngjashme para 20...
Burimi:
ntv.al