PD bashkoi votat me PS për votimin e rezolutës për anëtarësimin në BE, Rama: E befasishme, por gjë e mirë

PD bashkoi votat me PS për votimin e rezolutës për anëtarësimin në BE, Rama: E befasishme, por gjë e mirë

Të enjten e kaluar, Partia Demokratike bashkoi votat me Partinë Socialiste për të votuar rezolutën për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për Ramën, ky veprim i opozitës ishte i befasishëm, por një gjë shumë e mirë. “Shënimi i fundit është për diçka të mirëseardhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku befasisht, por e përsëris pozitivisht, forcat opozitare të Kuvendit të Shqipërisë u bashkuan me shumicën qeverisëse për një rezolutë të lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Më vjen mirë realisht që ndodhi diçka e tillë. Do të ishte mirë të ndodhte vazhdimisht kur flasim për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe një herë e vetme, prapë se prapë, është një herë me vlerën e vet dhe më vjen mirë po ashtu që, me sa unë...